Këngëtarja Mimoza Shkodra ka sjellë me vidoeklip këngën e saj më të re. Kënga është e stilit të Mimozës, ndërsa sigurisht se teksti vërehet se flet për ndarjen e saj me të fejuarin, Seldin.

Mimoza në këtë tekst tregon se me gjithë dallimet e gabimet, ajo megjithatë e ka dashur Seldin. Kjo është kënga e parë e Mimozës e publikuar pas ndarjes së bujshme.