Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me Lulzim Bashën në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me Amnistinë Penale.

Teksa Manja ka folur për drejtësinë e re dhe SPAK, Basha a ka quajtur disa herë mashtrues.

Ndërkohë Manja i është duke thënë se problemin e kanë me njëri me tjetrin dhe kthejnë gishtin nga PS.

Manja: Ta dish e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK.

Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)

Manja: E treta dhe më e rëndësishme që është dallimi mes teje që thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien, Është një çështje tjetër e Strasburg, 21 Janar është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm të vritet 4 qytetarë dhe të mos ndjesh detyrimin të vihesh në dispozicion të drejtësisë së re. Aty e keni, shkoni, aty e keni drejtësinë e re.

Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.