Kur një çift vendos që lidhja e tyre të ketë mbaruar, ajo ndodh pavarësisht nga periudha e vitit, megjithatë ka muaj të caktuar, sipas statistikave, kur divorcet pësojnë “bum”.

Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

“Ndërsa mendimet për divorcin fillojnë më herët, dhe po ashtu edhe ndërmarrja e veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin”, siç shpjegon avokati Mark Ohnstad. Të mos harrojmë se pritshmëritë për festat e fundvitit duan që ne t’i kalojmë si familje.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse normat e divorceve duket se rriten në muajt pas festave: një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve.

Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre: ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe çifti shkojnë në rrugë të ndara, dhe financiarisht.