18 maj 2015 – Karabinierët e Astit, ndërsa po kontrollonin një ndërtesë, ku banonin në mënyrë abusive disa familje të pastreha arrestuan Muhamet Belën e datëlindjes 1983. Muhameti, sapo karabinieria hyri në banesë, hodhi nga dritarja një celës. Karabinierët e gjetën celësin dhe me të hapën derën e bodrumit të ndërtesës. Qeni antidrogë Nitro menjëherë filloi të lehë kundra një kasete me vegla hidrauliku. Karabinierët gjetën në kasetë gjysëm kile heroinë të pastër. Muhameti gjithashtu kishte precedentë penalë për drogë dhe në vitin 2012 ishte dënuar për vjedhje bakri me vlerë 300 000 euro. Pas arrestimit ai u dërgua në Burgun e Astit.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"