Ditën e sotme Muhamet Rrumbullaku ka marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në një ceremoni zyrtare që është bërë në ambientet e Policisë së Shtetit.
I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe ministri për Punët e Brendshme, Bledi Çuçi. Në fjalimin e tij, ministri është shprehur i bindur se Rrumbullaku do të kryejë detyrën e tij me nder dhe sukses.
Rrumbullaku gjatë ceremonisë u betua se do të mbante me nder flamurin e Policisë së Shtetit.
56-vjeçari Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur më parë disa detyra të rëndësishme, si atë të drejtorit të policisë së Durrësit në vitin 2005, të drejtorit të policisë së Tiranës në 2006-2008, dhe nga viti 2009 e deri para emërimit në krye të policisë, ka drejtuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, vend në të cilin është emëruar nga Ardi Veliu.