Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Durrësin, Ardian Muka, ka zhvilluar një takim me gratë e shoqatës “Bashkimi i Grave me Aftësi të kufizuara të Shqipërisë“, për të cilat shprehet se janë heroina të familjeve të tyre.
Muka akuzon bashkinë e Durrësit se në 22 vite ka lënë jashtë vëmendjes njerëz në nevojë, teksa nënvizon vizionin e tij:
“Vizioni im për Durrësin është ai i një gjithpërfshirje dhe angazhimi të çdo qytetari për të përmirësuar qytetin në të cilin jetojmë dhe duam ende të jetojmë!”