Para pak minutash kandidati për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e parakohshme lokale, Ardian Muka ka publikuar një foto, të cilën e ka cilësuar “foto e ditës”.
Kjo pasi fotoja është shkrepur në një nga zyrat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se pranë tij qëndrojnë mbështetës të partisë “mavi”.
“Në Durrës ndryshimi po troket kudo”, shkruan Muka krahas fotos.