Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, tregoi vizionin e tij për qytetin dhe të gjitha planet që ka.
Ai tha se në këtë mandat 1-vjeçar do të hidhen bazat për më tej, ku një ndër prioritetet do të jetë ndërthurja e turizmit detar me atë kulturor.
Po ashtu, ai tha se përballë në këto zgjedhje do të ketë kandidaten e PS, Emirjana Sako, që sipas tij është shumë arrogante, e nga ana tjetër, Luan Hotin, me të cilin tha se ka njohje e kanë qenë bashkë në shumë beteja elektorale.
Pyetje: Duhet fokusuar tek turizmi, si e keni ju vizionin për zhvillimin e saj?
Muka: Turizmin e shoh si ndërthurje e turizmit detar me trashëgiminë kulturore. Kemi fatin që kemi një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve neve kemi shumë trashëgimi arkeologjike të pa zbuluara. Flasim për amfiteatrin. Akoma sot nuk është zbuluar arena. Kemi shumë raste arkeologjike që mund të kthenin atë në atraksion turistik. Bashkia e re nën drejtimin tim do të ishte ndërtimi i një parku aerologjik në këtë zonë. Kjo do të thotë që turistët të vizitojnë një gjetje të re si amfiteatri i zbuluar. Nëse sot ndalon një korçerë një herë në 10 ditë kështu në këto formë do të ishin 3 korçera që do të vizitonin qytetin. Filloi një tendencë e mirë për shtrirjen kohore të shfrytëzimit të hoteleve, por covidi bëri një ndërprerje. Natyrisht kjo kërkon një ndërthurje me infrastrukturën ku Durrësi duhet të shpallet një bregdet me flamurin blu, e të pastër. Kat ë bëjë me trajtimin e mbetjeve, ujërave të zeza.
Pyetje: Është kohë e shkurtër, 1 vit?
Muka: Do të hedhim bazat në këtë vit, të një dialogu me qytetarët. Ata do të dëgjohen për projektet më afatgjata. Brenda një viti mund të bëhen punë të mira dhe ato investimet e ngarkuara të administrohen. Qytetarët do të bëhen pjesë e konsultave dhe do të jenë ata që do të monitorojnë punën. Administrata të mos ketë frikë për largimin te puna. Te Adi do të gjejnë një krah, një mik. Ata që kanë future duart në buxhet, nuk do të ketë vend në bashkinë e re.
Pyetje: Çfarë avantazhi ke në këtë garë?
Muka: Unë jam një nga ju. Jam urbanisti që di ku i dhemb e ku i djeg qytetit. Përvoja jetësore dhe përvoja si specialist them se bashkë me durrsaket do të dimë të bëjmë ndryshimin. Do të duhen shumë pak fonde të administruara mirë, me zëmër, vizion, për t’i ndryshuar jetën qytetit.