22 Shkurt 2014 – Anglezi Brian Burnie, mirënjohës që gruaja iu shërua nga kanceri i gjirit, shiti shtëpinë familjare për 16 milionë funte, bëri ankand të gjësendeve dhe të gjithat i dhuroi për pacientët me kancer.

Katër vjet më vonë, tash ish-gruaja e tij Shirley tregon se çfarë e shkatërroi martesën e tyre, transmeton Telegrafi.

"Nuk doja që të gjitha t’i dhuronte. Na duhej shtëpia dhe të ardhurat, sepse kemi tre fëmijë. Doja siguri për familje”, tha ajo. “Prioritet i tij u bë të ndihmuarit dhe vetëm të ndihmuarit”.

Por, burri nuk e ndali aktivitetin humanitar, dhe kjo e bëri më të lumtur se kurrë.

/Telegrafi/