Kryeminsitri i Izraelit Benyamin Netanyahu bëri një reagim të pritshëm pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale të Hagës që shpalli mandatin e arrestit për krime lufte dhe kundër njerëzitmit.
“Vendimi antisemitik i Gjykatës Penale Ndërkombëtare është i barabartë me gjyqin modern të Dreyfus dhe do të përfundojë edhe kështu”,- tha Netanyahu.
Gjyqi i Dreyfus, ish komanduesit të ushtrisë francize të fund viteve 1800 njihet gjerësisht si një gjyq i padrejtë ndaj një lideri hebre, të cilit i referohet edhe Netanyahu.
Çfarë ndodh tani më mandatin e arrestit?
Së pari Netanyahut tashmë i priten rrugët për të udhëtuar. Ekzekutimi i tij është i detyrueshëm së paku për në vendet e BE dhë në total tek 124 vende në botë të cilat janë pjesë e statutit të Romës, një organizëm ndërkombëtar ku shtetet kanë një përfaqësues pasi kanë ratifikuar pjesmarrjen në të nëpërmjet organeve të tyre ligjbërëse dhe ku pranojnë vendimet e Hagës.
Pjesë e statutit të Romës është edhe Shqipëria, me dekret të Presidentit Alfred Moisiu, dhe Netanyahu tashmë nëse udhëton mund të arrestohet edhe në vendin tonë.
Vendimi i Hagës ndërkohë nuk ekzekutohet në Izrael dhe në SHBA, vende ku vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë juridiskion. Një mandat arresti u lëshua njëjtë edhe për Vladimir Putin, në Mars 2023, i cili nuk është ekzekutuar.