Sytë mund të zbulojnë shumë për atë që po ndodh me shëndetin tonë.

Sipas ekspertëve, nëse shikoni ndryshime në shëndetin e syve tuaj duhet që të mos e neglizhoni.

Simptomat e zgjatura tek sytë, qofshin këto ndryshime në shikim, dhimbje, njolla apo acarime, mund të jenë shenjë paralajmëruese e diçkaje serioze.

  1. Njolla lundruese në shikimin

Nëse filloni t’i vini re njolla të zeza ose gri në shikim, duhet të shkoni menjëherë te një okulist.

Mund të jetë simptomë e retinopatisë diabetike, që ndodh kur nivelet e larta të sheqerit në gjak për një periudhë të gjatë kohore dëmtojnë enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit.

Enët e gjakut mund të dobësohen, fryhen ose rrjedhin në retinë. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë humbje të shikimit.

  1. Shikim i turbullt

“Shikimi i turbullt mund të shkaktohet nga shumë gjëra dhe është jetike që të bëni kontroll”, shpjegon mjeku Giles Edmonds.

Mund të jetë rezultat edhe i retinopatisë diabetike.

“Mund të keni shikim të zbehtë, sikur po mbani syze dielli ose sikur po përpiqeni të shihni kur është errësirë dhe janë shenja që s’duhen injoruar”, shpjegoi ai.

Migrena, pezmatimi i nervit optik, një vrimë në retinë, gjakderdhja për shkak të lëndimit dhe një gërvishtje në sipërfaqen e syrit mund të shkaktojnë turbullim të shikimit.

Në çdo rast, ia vlen gjithmonë të konsultoheni me një okulist.

Në disa raste, mund të jetë një shenjë e një emergjence, si goditja në tru apo sepsis (kur reagimi i trupit ndaj infeksioneve, që mund të çojë në mosfunksionim të organeve të ndryshme deri në vdekje).

Gjithashtu, turbullimi i shikimit, është një nga simptomat kryesore të glaukomës së avancuar, një gjendje e zakonshme e syrit ku nervi optik, i cili lidh syrin me trurin, dëmtohet.

  1. Sytë e fryrë ose rrathë të errët

Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në rrathët e zinj dhe ënjtje e syve.

Një faktor është plakja, ndërsa mund të tregojnë se diçka po ndodh brenda trupit tuaj.

Qeskat e syve mund të jenë një shenjë treguese se po kosumoni shumë kripë. Fytyra në përgjithësi mund të jetë më e enjtur.

Por shkaktarët më seriozë janë çekuilibrat hormonalë, infeksionet e sinuseve, alergjitë, anemina dhe madje edhe problemet me tiroidet ose veshkat.

“Për disa njerëz rrathët e zinj mund të jenë të trashëguara, të shkaktuara nga lëkura e hollë, mungesa e gjumit ose pigmentimi”, tha kirurgu Hagen Schumacher. “Mungesa e gjumit mund të çojë në dehidratim dhe hollim të lëkurës, e cila nga ana tjetër mund t’i bëjë enët e gjakut më të dukshme.”

Ndërsa rekomandoi hidratimin, shmangien e pirjes së alkoolit dhe cigareve, monitorimin e dietës për të përmirësuar pamjen e lëkurës rreth syve.

  1. Ndryshimi i ngjyrës së syve

Që të jenë të shëndetjshme, pjesa e syrit e quajtur sklera, duhet të jetë nuancë të bardhë.

Por kur e bardha e syve është e skuqur, mund të jetë për shkak të inflamacionit të konjuktivës së syrit, të qepallës, syve të thatë ose plasjejes së enëve të gjakut

Nëse nuk përmirësohet brenda pak ditësh duket të shkoni tek okulisti.

Zverdhja e të bardhës së syrit quhet verdhëz, e cila ndodh për shkak të niveleve të larta të bilirubinës në gjak.

“Por mund të jetë shenjë e diçkaje serioze, siç është sëmundja e mëlçisë, ndaj duhet të merrni ndihmë urgjente mjekësore”, shpjegon NHS (Shërbimi kombëtar mjekësor në Britani).

Shkaqe të tjera të zverdhjes së syve përfshijnë pankreatitin, hepatitin dhe sëmundjen e qelizave drapër.

  1. Sytë e thatë

Sytë e thatë mund të jenë thjesht rezultat i të qëndruarit për shumë kohë para ekranit të kompjuterit, ajrit të kondicionuar ose pluhurit.

Por kur i keni sy të thatë për një kohë të gjatë, shoqëruar me simptoma të tjera si acarim ose dhimbje, duhet të konsultoheni me mjekun.

Tharja e syve ndodh kur nuk ka prodhim të mjaftueshëm të lotëve, të cilët lubrifikojnë sipërfaqen e syrit.

Një sëmundje autoimune mund të shkaktojë tharjen e syve, për shembull sindroma Sjogren, e cila më së shpeshti fillon midis moshës 40 dhe 60 vjeç dhe gjithashtu shkakton tharje të buzëve dhe lëkurës, dhimbje të muskujve dhe infeksione të sinusit.

Lupusi, një gjendje tjetër autoimune që mund të shkaktojë tharje të syve, çon në inflamacion të pjesëve të ndryshme të trupit duke përfshirë mushkëritë, zemrën, mëlçinë, nyjet dhe veshkat.