Një nga momentet më të forta dhe të komentuara të spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ishte rrëfimi emocional i aktorit Laert Vasili, i cili ndau me publikun një ngjarje të rëndë nga fëmijëria e tij. Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një komshi, një histori që e kishte mbajtur të fshehtë për plot 42 vite.
Por ndërsa publiku reagoi me tronditje dhe mbështetje, dy banorë të tjerë të shtëpisë, Egli Tako dhe Gjesti, kanë shprehur dyshime lidhur me vërtetësinë e këtij rrëfimi. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborr, ata sugjeruan se tregimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut dhe për të përfituar pikë në garën finale.
“Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë,” u shpreh Egli me një ton të rezervuar.
Gjesti, nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë: “Në këtë pikë të lojës, gjithçka mund të përdoret për të ndikuar emocionet e publikut.”