Cristiano Ronaldo ndoshta e tha në mënyrë ironike një muaj më parë, në një intervistë të radhës se, “nuk është ai që ndjek rekordet, por janë rekordet që ndjekin atë”.

Fenomeni portugez preku kuotën 760 gola kundër Napolit, por në të njëjtën kohë i shtoi vetes një tjetër trofe në karrierë. Dhe pikërisht për këto arritje, nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi i Bufonit për Ronaldon:

“Kur shoh këtë shifër mendoj se ndoshta ndonjë gol mund të ma kishte kursyer mua (i ka shënuar 8 herë Bufonit). Gjithsesi, urime për rekordin tënd të radhës në karrierë CR…760”, shkruante portieri i Juventusit.