“Po vijmë në shkollë me frikë. Nuk është e largët dita që çatia e shkollës mund të bjerë në kokat tona dhe atëherë mund të na gjejë ndonjë e keqe. Deri sa çatia nuk na ka rënë akoma mbi kokë, nuk e vë njeri ujin në zjarr për ne”,- këto janë fjalët e trishta dhe përjetimet që kanë çdo ditë nxënësit e shkollës nëntë vjeçare të Arapajt në Durrës.
Shkolla nëntë vjeçare “Myslim Hidaj” në Kodër Arapaj të Durrësit është ndërtuar 53 vjet më parë, për një numër të vogël nxënësish.
330 nxënësit që studiojnë në këtë godinë një katëshe mund të kenë shumë ëndrra, por ëndrra më e madhe e tyre është që shiu të mos u bjerë mbi libra e fletore, prej çatisë së shkollës.
Vogëlushët e 15 klasave klasave ku zhvillohet mësimi me dy turne, janë të harruar nga shteti, pavarësisht se janë 10 km larg nga qyteti i Durrësit në vijë ajrore.
Bankat ku studiojnë janë ato të 50 viteve më parë, ashtu sikundër edhe çdo orendi tjetër në këtë shkollë, ashtu sikundër edhe çatia e amortizuar.
Vogëlushët kanë vetëm një kërkesë, që ata që kanë për detyrë ndërtimin e shkollës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Ndjekim kërkesat e vogëlushëve:
K.H.