Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në emisionin “Open” ku ka dhënë një nga intervistat më të plota, pas daljes nga shtëpia.
Ai ishte përballë aktores Ema Andrea, teksa kjo e fundit i është drejtuar me fjalët se i duket dëshpërues fakti që një njëri duhet të futet në ‘BBV’ për të treguar vlerat e tij si artist.
Pjesë nga biseda:
Ema Andrea: “Mua më duket dëshpërues fakti që një njeri hyn në një format të tillë, për të treguar vlerat e tij si artist. Unë jam me Ilirin për atë pjesë që e njoh si artist pasi e kam ndjekur karrierën e tij.Këtë format e fitoj një person i cili profesionalisht ja ka vlejtur ta ketë këtë famë, por nuk duhet të shkojë aty për të konfirmuar vlerat e tua. Dhe unë s’mund të të quaj hero, siç kanë bërë disa njerëz.
Iliri: Unë jam larguar në vitin 1992 nga Shqipëria, dhe këtu u ktheva pas gjithë këtyre viteve për të treguar kush jam apo për të dëshmuar artin tim. Sepse përmes skenës nuk mund ta tregoja veten time original, ashtu siç jam. Kur u largova unë, arti shqiptar ishtë në greminë…
Ema Andrea: Ashtu është akoma.
Ilir Shaqiri: Unë pashë një TKOB të super strukturuar dhe për mua është një pamje që më qeshin sytë e më loton shpirti se si e lashë dhe e gjeta. Nuk erdha që të demonstroj artin tim. Unë kam ardhur këtu për t’i treguar popullit tim se kush ishte Ilir Shaqiri sepse përmes skenës, nuk mund ta tregosh origjinalitetin e personit. Nuk mund t’ja tregoj se si peshkon, lan dhëmbët apo dicka tjetër. Doja të më njihnin përtej asaj që është skena ime.