· Mbi Terminalin e Kontejnerëve Durrës, shkrimi i plotë i 14 majit 2014 i revistës britanike “Port Strategy”
DURRËS, 17 maj 2014 – Përfytyroni këtë tablo: nuk keni fare përvojë në biznesin e përpunimit të kontejnerëve, por falë faktit se keni një partner strategjik, i cili e njeh biznesin, fitoni një koncesion terminali kontejnerësh të vogël, por interesant.
Ju gjithashtu keni përfitimin se ju jepen pikë ekstra në procesin e koncesionit duke i kthyer autoritetit portual truallin e kantierit detar. Ju bëni sherr me partnerin tuaj strategjik që e konsideron të pamundur të vazhdojë praninë në biznes dhe tërhiqet pa dëshirë. Nuk është partneri i parë që heq dorë nga partneriteti.
Ju mbeteni në një biznes, i cili nuk mund të jetojë pa vënë në jetë njohuritë për sektorin duke mos pasur fare haber. Ju paguani, paksa, për të mësuar se si bëhen operimet, por pastaj konsulentët largohen dhe realisht nuk ka shumë ndryshime. Ka një plan, por a do të vihet teoria në praktikë pa udhëzimet e duhura?
Ndërkohë, ora po troket, kargo është si i – në vitin 2013 u regjistrua rritje dyshifrore – dhe datat e skadimit të afatit po afrohen kur sipas kushteve të koncesionit duhet të bëhen disa gjëra; pajisje të reja dhe kështu me radhë.
Ju dëshironi të ndryshoni kushtet e koncesionit, por a do ta pranojë APD-ja? Janë bërë përpjekje të panumërta stop- start për të prokuruar pajisje. Janë kërkuar specifikime dhe çmimi, por rrallë dilet jashtë këtij kuadri. Me sa duket mungon dukshëm dëshira për të harxhuar shumë pare.
Por ndoshta ky supozim është i gabuar? Muaj të tërë në koncesion dhe papritmas blihet një tjetër vinç portual i lëvizshëm dhe dërgohet në terminal. A janë tani në rrugë të mbarë gjërat? Kategorikisht jo!
Durres Container Terminal – fituar nga Kurum Group i Turqisë si koncesion 35-vjeçar në fillim të vitit 2013 – ka bërë një gabim tejet të thjeshtë dhe të shtrenjtë. Kurum-i bleu një vinç të lëvizshëm të rëndë, i cili nuk mund të operojë në kalatën e terminalit – struktura e kalatës nuk është mjaftueshëm e fortë për ta mbajtur.
Tani është porositur një tjetër vinç i lëvizshëm i rëndë që me sa duket do të jetë në gjendje të punojë në kalatë, por realiteti në fund të fundit është se mbetet shumë pak në rrugën e progresit për të parë se kur do të jetë data e operimit.
Një operatori terminali të klasit botëror do t’i duhej të zhvillonte një plan investimesh për terminalin para marrjes në dorëzim zyrtarisht të koncesionit dhe zbatimi do të duhej të fillonte nga dita e parë. Kjo gjë gjithashtu nuk do të përfshinte vetëm blerjen e pajisjeve të përpunimit të mallrave, por një sistem operimi modern terminali, si dhe përmirësime tërësore në sigurimin teknik dhe në sigurinë portuale me drejtimet kryesore të investimeve kompletuar me kualifikim ekstensiv të personelit. Rezultatet e këtyre masave do të realizoheshin tani në mënyrë progresive.
Duke marrë këtë të fundit në konsideratë, Durres Container Terminal sot mund të konsiderohet si një mundësi e humbur. Duket qartë se Kurum-i gjithashtu ka dyshimet e veta se sa dihet mirë në qarqet e industrisë për reklamën e terminalit andej-këndej për blerës potencialë, por duket se çmimi i kërkuar është tejet i shtrenjtë për të tërhequr seriozisht vëmendjen e dikujt.
Situata e Durres Container Terminal, sikurse ka vënë në dukje dhe më parë ky botim, është edhe më e pasuksesshme. Ky objekt është i vetmi në llojin e vet në vend dhe si i tillë ushtron ndikim të fortë mbi veprimtarinë e import- eksportit si për Shqipërinë ashtu edhe për vendet e tjera si Maqedonia dhe Serbia. Ka potencial të rritet dhe është në rritje, por po aq e vërtetë është të thuhet se kjo rritje pengohet nga mungesa e investimeve të duhura në kohën e duhur dhe në fund të fundit nga mungesa e një operatori profesionist.
Dalin një sërë numër në këtë përvojë, pikërisht: të mos i ofrohet asnjë pale avantazh në një proces koncesioni; të jepet siguri që rekrutimet e reja të profesionistëve t’u përmbahen kushteve të koncesionit; dhe të jepet siguri që kërkesat e parashikuara për investime të kryhen sipas grafikut të rënë dakord.
Qeveria e re shqiptare ka dëshmuar gatishmërinë e saj për rishikuar marrëveshjet portuale lidhur me procesin e koncesionit për terminalin e trageteve. Është ndoshta koha për të kontrolluar koncesionin Terminalit të Kontejnerëve Durrës në përputhje me interesin kombëtar.
/Përktheu th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





