Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës prej këtij viti do të ofrojë për studentët dhe një program të ri studimi Bachelor.

Programi i ri Bachelor do të jetë “Informatika Ekonomike” dhe do të jetë pjesë e Fakultetit të Biznesit, si një risi dhe mundësi e re për shumë maturantë.

Vendimi është dhënë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe mban datën e sotme, 14 korrik 2023.