Ekipi i Teutës në mundje, kthehet me medalje ari nga kampionati Ballkanik U20, që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Teuta e drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, mori pjesë me dy sportistë: Albin Peposhi dhe Regis Laskun.
Konkurrenca ishte e madhe, pasi morën pjesë 11 shtete: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Serbi, Turqi, Rumani, Moldavi dhe Slloveni.
Peposhi, i cili garoi në peshën 85 kg, mundi në finale Damjan Smilkov 11-0, në një ndeshje ku e dominoi kundërshtarin nga fillimi në fund.
Ndërkohë Regis Lasku, u eliminua në raudin e parë kualifikuese.
Në përfundim të kompeticionit, trajneri Sinan Trimi, përgëzoi sportistët:
“Jam shumë i kënaqur nga Peposhi, sepse zhvilloj një ndeshje të shkëlqyer dhe e meritoi plotësisht medaljen. Konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi morën pjesë sportistët më të mirë të Ballkanit. Prisja më tepër nga Regis Lasku, pasi e nisi shumë mirë ndeshjen, por një pakujdesi, bëri që kundërshtari ta përmbys rezultatin dhe ta eliminoj. Gjithsesi, kjo është eksperiencë për të dhe do ta ndihmojë në garat e ardhshme ndërkombëtare”, tha Sinani për “DurrësLajm”.