Ministria e Arsimit ka rihapur përherë të fundit aplikimin për në universitet.
Studentët që nuk kanë mundur të kryejnë rregjistrimin, kanë mundesinë ditën e nesërme nga ora 9:00 deri në 14:00 të shkarkojnë formularin nga portal E-Albania.
Të gjithë ata maturantë që vijnë nga jashtë vendit me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para do të kenë një mundësi të fundit ditën e nesërme më datë 4 tetor.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.