Në Novi Sad të Serbisë zhvillohet më datat 1-7 maj Kampionati Europian i Mundjes për të rritur, aktivitet ku do të marrë pjesë edhe vendi ynë.

Federata Shqiptare e Mundjes ka konfirmuar se ngjyrat kuqezi në këtë turne do t’i mbrojë mundësi Egzon Shala, që do të garojë në peshën 97kg (shoqërohet nga trajneri i tij Said Prizreni).

Gjatë muajve të fundit, Shala ka kryer disa kampingje, në Bullgari dhe Rusi, gëzon një formë të mirë sportive, ndaj pretendon një rezultat pozitiv në këtë europian. I pranishëm në Europian do të jetë edhe presidenti i FSHM-së, Martin Biba, që do të jetë edhe në kongresin e Federatës Botërore të Mundjes që zhvillohet gjatë këtij turneu.