Ekipi i mundjes së Teutës shkëlqeu në Kampionatin Kombëtar të Mundjes, i cili u zhvillua fundjavën e kaluar në Lezhë.
Me një përfaqësim prej 12 sportistësh, ekipi i drejtuar nga trajneri Sinan Trimi arriti një total prej 9 medaljesh, duke konfirmuar potencialin e tij në këtë disiplinë:
Medalje të fituara:
• 1 medalje e artë
• Endrio Avdyli (61 kg)
• 6 medalje të argjendta
• Regis Lasku (65 kg)
• Imirjan Rabdishti (70 kg)
• Haxhi Sina (74 kg)
• Arjan Danaj (86 kg)
• Marjus Malko (92 kg)
• Marin Jaku (125 kg)
• 2 medalje të bronzta
• Sure Vrioni (79 kg)
• Albin Peposhi (97 kg)
Në përfundim të kampionatit, trajneri Sinan Trimi vlerësoi angazhimin e ekipit dhe performancën në këtë turne të rëndësishëm.
“Zhvilluam një kampionat mjaft pozitiv. Jam i kënaqur me sportistët, megjithëse kisha pritshmëri më të larta, pasi jemi stërvitur shumë për këtë event. Gjithsesi, rezultati është për t’u vlerësuar, duke ditur se përballë kishim Tiranën, që në gjirin e saj ka kampionë bote”, tha Trimi pas kampionatit.