Ervin Salianji ka mbajtur këtë të martë një takim me qytetarët dhe demokratët.
Gjatë fjalës së tij përpara sallës së mbushur plot, Salianji kishte mesazhe për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, me të cilin u përplas në mbledhjen e fundit të kryesisë.

Ervin Salianji:


Mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve, në vend  që të diskutohet për strategjinë që mund të përfaqësoje opozitën në terren, mbledhja  e fundit ishte katër orë gjyq për mua dhe ju dhe 15 minuta për Ramën dhe Ballukun.

Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të ndërvitshme, nuk ka rrugë tjetër veç se respektimi i demokratëve, komunikimi me ta dhe një rinisje të vërtetë.

Ti çojmë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave. S’mund të vazhdojmë të mbajmë kokën pas duke thënë na vodhi këtë herë na vodhi atë herë.

Me dy rrugë largohet Rama, protesta dhe te kutia e votimit.

E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të çojmë në këmbë popullin opozitar. Duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar çdo natë duke qarë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe humbësit duhet të bëjnë një hap pas.

Drejtuesi i PD në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne, në cilin nen ndalohet? Nëse çdo përfaqësues i PD do bënte këtë që bëjmë ne, PD do i kishte sheshet e protesta në shesh.

Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet?

PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim.

Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD.