Për xhirot e gjata buzë detit për bukurinë që natyra i ka falur Durrësit, ky qytet buzë Adriatikut mbetet më i lakmuari nga masa e gjerë e popullatës.

Ngrohja e motit ka bërë që të gjithë banorët të dynden në plazh, por bashke me motin e ngrohtë ka shpërthyer edhe një problem i madh siç është pickimi nga mushkonjat.

Të dalësh mbrëmjeve në palzh, për shëtitje buzë detit është torturë e madhe. Gjysma e bregut të detit është e tejmbushur me mushkonja të cilat dalin në formën e reve në mbrëmje, prej zonës “Teuta” deri në “Agip”.

Të gjithë qytetarët, banorët e pushuesit thonë se nuk mund të nxjerrin kokën jashtë banesave, e jo më të shëtisin në plazh gjatë mbrëmjes për shkak të mushkonjave të shumta që ka në këtë zonë.

Nga “Teuta” deri në “Iliria” mushkonjat janë më të pakta dhe kjo zonë ka frekuentim edhe më të madh të pushuesve.

Nga Ndërrmarrja komunale e plazhit në Durrës mësohet se e gjithë zona bregdetare është dezinfektuar për largimin e mushkonjave por në zonën nga “Teuta” deri në “Agip” ka rënë shi atë ditë që u krye ky proces, dhe për pasojë mushkonjat nuk janë larguar.

Problemi i mushkonjave në verë është shumë i madh në të gjitha ambientet publike në Durrës. Bashkia duhet të lërë mënjanë fushatën elektorale e të merret me problemet që kanë qytetarët, të dezinfektojë të gjitha ambientet publike dhe kryesisht të ndalet atje ku kanale të hapura e rrjedhje uji, në të kundërt retë e mushkonjave nuk të lejojnë të qëndrosh me sy hapur në rrugët e Durrësit. 

K.H.