Shumica e të rriturve kanë nevojë për gjashtë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, në mënyrë që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.
Sasia e gjumit që një person ka nevojë varet nga gjenet e tyre, kështu që ka njerëz të cilët arrijnë të jenë në gjendje të mirë edhe nëse nuk flenë shumë, ndërsa disa të tjerë duhet që gjithsesi të flenë gjashtë deri në nëntë orë.
Problemin më të madh që e shkakton mungesa e gjumit në trupin tonë është rënia e funksionit njohës; truri nuk funksionon siç duhet nëse nuk ka marrë sasinë e mjaftueshme të gjumit.
Duke qenë pa gjumë, ne vuajmë nga rënia e memories, pamundësia për të mësuar, planifikuar dhe për të arsyetuar. Një mungesë e gjumit mund të ketë efekte të ndryshme në performancën tonë, duke përfshirë të qenit në humor jo të mirë e deri tek një rrezik më i lartë i prekjes nga sëmundje të zemrës.
Mungesa e gjumit jo vetëm që ju lodhë, por mund të ketë edhe efekte të rrezikshme. Gjumi i dobët mund të rrisë edhe shtypjen e gjakut, dhe gjithashtu të ndikojë në zemër.
Një tjetër gjë që mund ta përjetoni për shkak të mungesës së gjumit janë edhe halucinacionet. Mungesa e gjumit mund të çojë në halucinacione; të shohësh gjëra që në të vërtetë nuk janë aty.
Në raste të rralla, mungesa e gjumit mund të çojë në psikozë të përkohshme ose simptoma të cilat i ngjajnë skizofrenisë paranoide.