Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor lidhur me krizën në sektorin e energjisë, duke kërkuar llogari për mungesën e tij në kuvend.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën Berishës me arsyetimin se nuk ishte për procedurë.
Ndërkohë Berisha vijoi të fliste me mikrofon të fikur dhe kërkoi që Rama të ishte i pranishëm në Kuvend dhe jo të fshihej pas Ballukut.
Berisha: Ai është arkitekti kryesor për situatën e krijuar në sektorin e energjisë. Ju toleroni inekstremisht gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet prapa Ballukut sepse ai është përgjegjësi kryesor. Të vijë këtu të konfrontohet me të vërtetat.