Aktivisti me aftësi të kufizuara Flamur Bala denoncoi në “DurrësLajm”, shqetësimin e tij mbi mungesën e rampave në sheshin “Pranvera”.  Në këtë sheshi dhe në rrugën “Dëshmorët”, prej disa muajsh po kryhen punime për rikonstruksionin e tyre.

Gjatë intervistës, Bala shpjegon se në çdo trotuar duhen të vendosen nga dy rampa, për të lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar. I shqetësuar aktivisti thotë se  mungesa e tyre, e bën atë dhe personat me aftësi të kufizuar të ndihen në rrezik për jetën.

“Është një hall i cili mua më vret në lëvizshmëri, më rrezikon jetën dhe nuk më bën një qytetar si të gjithë të tjerët” thotë aktivisti.

Bala i bën apel Bashkisë Durrës për të disatën herë që në projektet për rikonstruksionin e rrugëve, të jenë të përfshira dhe rampat për lehtësimin e lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara.

O.H.