Në një seancë plenare të ngarkuar me 19 projektligje të futura në rend dite, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berishës.

Teksa kryedemokrati ndodhet në Strasburg, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Jorida Tabaku ishin të vetmit deputetë që folën për procedurë.

Ngarkesa me 19 projektligje brenda një dite, u bë shkak që seanca të hapej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili kërkoi që secili projektligj të marrë kohën e duhur për debate dhe diskutime.