Pas fitores spektakolare ndaj Kukësit, tashmë te Teuta kanë nisur pushimet. Stafi e ka lënë skuadrën të lirë deri të mërkurën, për të nisur më pas punën në kuadër të javës së pestë të kampionatit ndaj Tiranës, që pritet të luhet më 16 ose 17 tetor.

Mirëpo, përpara se të zhvillohet ky takim, Teuta do të zhvillojë sfidën e kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Luzit.

Kjo periudhë do të shërbejë edhe për rikthimin e lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, si Lorenco Vila dhe Filip Ivanoviç, të cilët me shumë mundësi do të marrin minuta ndaj Luzit.

Për përballjen me Tiranën mungesa e vetme është mesfushori Asion Daja, që u ndëshkua me të kuq ndaj Kukësit.