Fermerët e fshatrave të njësive administrative Pirg dhe Pojan në Bashkinë Maliq po përballen me një situatë të vështirë për shkak të mungesës së tregut për produktet e tyre.

Si pasojë, shumë prej tyre po detyrohen të hedhin qepët në kanale, kryesisht në fshatrat Pirg, Zvirinë, Orman dhe Dheqeras.

Pavarësisht mundit dhe kostove të larta të prodhimit, fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Ata bëjnë thirrje për zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar mbështetje për gjetjen e tregjeve dhe shmangien e humbjeve të mëdha që po përballen çdo sezon.