Teuta kishte mungesa të rëndësishme për transfertën korçare e cila u zhvillua në fundjavën e shkuar, e madje ranë në sy Renato Arapi por edhe Albano Aleksi. Të dy të dëmtuar. Por, duket se të dy do të jenë gati në një tjetër ndeshje të rëndësishme.
Madje, Renato Arapit, duke qenë se kishte disa javë që nuk po i rikuperohej, udhëtoi drejt Serbisë. Ndërkohë që edhe Albano Aleksi është gati për Kukësin.
Durrsakët do të kërkojnë që të rikthehen te fitorja në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e tyre në lidhje me kapjen e Europës nëpërmjet kampionatit.
Duke qenë se në javët e fundit kanë pasur probleme apo lënie pikësh në fushën e tyre me ekipe si: Luftëtari.





