Bora Zemani ka munguar në emisionin ‘Përputhen’ pasi nuk ka qënë mirë nga ana shëndetësore. Ajo ka publikuar mbrëmjen e kaluar një video, ku ka treguar gjendjen e saj, pas mungesës disa ditore në emision. Bora ka treguar se përgjatë këtyre ditëve ka qenë me temperaturë të lartë, por është drejt përmirësimit.
“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora.
Moderatorja ka munguar prej disa ditësh në program. Dy puntata janë prezantuar nga Ana Lleshi, ndërsa puntatën “Prime” e drejtoi Elona Duro.