Gjykata e Apelit të Posaçëm sërish ka shtyrë vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi që ta shtyjë sërish marrjen e vendimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Seanca u vendos të mbahet në datën 22 shtator në orën 13:00.

Seanca e mbrojtjes së ish-kryeprokurorit u mbajt pa praninë e tij, ndërsa trupa gjykuese rrëzoi të gjitha kërkesat e avokatit.

Sokol Hazizi kërkoi pafajësi për Llallën, ndërsa seanca u monitorua edhe nga ndërkombëtarë, kryesisht të Ambasadës Amerikane që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.