Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnje-Hercegovinës.

Mësohet së ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë, që ka për tematike "Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE" e organizuar me iniciative te Ministrisë se Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës.

Klan shkruan se burime zyrtare bëjnë të ditur se ministri Bushati ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, në të cilën shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën. Në këto kushte shkruan ai nuk do të marre pjesë në këtë takim.