Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e sotme për të shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë për zgjedhje në Shkodër.
Përfaqësuesi i LSI-së Kaziaj, nuk është paraqitur në seancë dhe ka kërkuar shtyrjen e saj me pretendimin se ishte duke ndjekur një proces tjetër penal.
Por kërkesa e tij për shtyrjen e seancës është hedhur poshtë nga Kolegji zgjedhor, me pretendimin se nuk është i bazuar në ligj dhe në prova.
‘’Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.
Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.’’– tha drejtuesi i seancës.
Ditën e sotme shqyrohet padia e PD dhe LSI për zgjedhjet në Shkodër.
KAS rrëzoi më parë paditë për këtë qark kurse PD dhe LSI e kanë çuar tashmë çështjen në Shkodër, edhe pse Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar paditë për qarqet e tjera pararendëse.





