Qarku i Durrësit ka të ndërthurur, turizmin detar, malor e historik e kulturor, një vecanti kjo që e bën atw njw nga asestet më të çmuara, për syrin e turistëve. Por prej vitesh, asnjë prej institucioneve vendore nuk ka ndërrmarrë asnjë fushatë promocioni për turizmin në Durrës, jashtë kufijve të vendit. Në garën e fortë e në konkurencën e madhe të tregut për të thithur turistët e Evropës Juglindore,  Mali i Zi, ja ka kaluar Shqipërisë, jo sepse ka vijë bregdetare më të bukur se Shqipëria, apo njerëz  më të mirë e mikpritës së vendi ynë, as kushte më të mira( sepse investitorët vendas kanë hedhur miliona e miliarda euro në fushën e turizmit, në Shqipëri)por në Shqipëri nuk ka autoritete, nuk ka drejtues që të ndërrmarrin fushata promocioni për industrinë më fitimprurëse të vendit. Ditët  e fundit agjenci të ndryshme turistike në internet ofrojnë çmime të ulëta për të bërë plazh në Mal të Zi në Budva, vajtje– ardhje, brenda ditës.

 I pyetur për këtë problematikë prefekti tha:- “duhet patjetër promocion  nga bashkia e qytetit, por  është edhe detyrim i prefekturës. Operatorët turistikë raportojnë situatë pozitive pas mbylljes së muajit të Ramazanit dhe të kampionatit Europian të Futbollit, përsa i përket numrit të pushuesve në bregdetin e Durrësit. Promocioni më i mirë na bëhet nga numri i lartë i pushuesve që na vijnë.”

K.H.