Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të tretën herë seancën ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shkak u bë sërish mungesa e avokatit.

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa Gjykata ka caktuar edhe një avokat, kjo për shkak të mungesës për të tretën herë të avokatit të zgjedhur të tij.

Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.