Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me avokatin e tij u paraqitën sërish në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por seanca gjyqësore që ishte parashikuar për sot nuk u zhvillua.

Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e prokurorëve në sallën e gjyqit. Seanca e radhës kundër Tahirit dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, do të zhvillohet në datën 31 janar ora 11:00.

Më 25 nëntor dosja ndaj ish-ministrit dhe ish-zyrtarit, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë mori vendimin më 28 shtator për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.