Pas sulmeve terroriste në Francë, e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bën me dije se kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami së shpejti. Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.
Lajmi u bë i ditur nga menaxherët e pikës ikonike dhe zyrtarët e qytetit të Parisit. Një mur anti-plumb prej xhami do të ndërtohet së shpejti rreth Kullës Eiffel. Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.
Sipas mediave francize, kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro. Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet. Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur, shkruan BBC.