Itali, 2 maj 2014 – Mikel Troka, 29 vjeç, me profesion murator dhe me precedentë penalë, u arrestua nga policia italiane të enjten pasdite, sepse iu gjetën dhe iu sekuestruan në makinë 13 kilogramë kanabis.
Pas kontrollit të banesës, në një magazinë në përdorim të Mikelit, u gjetën edhe 19 kilogramë të tjerë kanabis. Vlera e drogës arrin në 150 000 euro. Mikeli pas arrestimit u dërgua në burgun e qytetit të Kietit (Chietti).
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





