5korrik 2015 – Një murgeshë nga Çekia me mision në Shkodër shprehet ndryshe nga çdo shqiptar që ka reaguar për krimin që i mori jetën dy turistëve në zonën e Alpeve. Michaela Kubickova shkruan se, krimineli ka një emër e mbiemër. Sipas saj, megjithë fatkeqësinë që u ndodhi dy bashkatdhetarëve nga Çekia, populli çek flet edhe për mirësinë e shqiptarëve. “Kriminelët mbeten të tillë, por ju jeni të shikuar me mirënjohje dhe simpati”, thotë murgesha pas ngjarjes ende të pazbardhur të së premtes, kur në Prekal të Shkodrës u vra një çift turistësh nga Çekia.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





