8 dhjetor 2014 –  Besim, kulturë dhe histori, të gjitha gjenden në Murin Perëndimor (të njohur si Muri i lotëve), në atë përzierje që e bën Izraelin, një vend unik. I nderuar si gjurmë e fundit të Tempullit të Dytë, Muri i lotëve është vend i shenjtë në judaizëm. Në fakt, në sajë të '"ftesës" për t’u lutur aty që mbreti Salomon i dha njerëzve (1 Kings 8: 41-42), vizitorët e të gjitha besimeve dhe kulturave ndiejnë një lidhje të veçantë, me këtë vend mistik.

 Këtu mund të gjeni besimtarë në të gjitha orët e ditës dhe të natës, por në ditët e Bar Mitzvah (e hënë, e enjte dhe e shtunë), familje nga i gjithë Izraeli dhe kontinentet e botës ndodhen në rrugë për të festuar leximin e parë publik të Biblës nga djali trembëdhjetëvjeçar. Mes tyre mund të hasësh zakonet, muzikë, mënyra të ndryshme të veshuri dhe liturgjie pra, një eksperiencë kulturore shumë të gjallë dhe patjetër të paharrueshme. Për shumë vizitorë, fakti i lënies së letrës me lutjen e shkruar brenda, mdis gurëve të lashtë të Murit mbetet kujtimi më i çmuar.

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/