Trajneri i Fenerbahçes, Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ku foli për shkarkimin nga Roma si dhe skuadrën e tij, Fenerbahçe. “Jam rritur në të gjitha nivelet. Çdo ditë mësoj diçka të re, punoj për t’u përmirësuar vazhdimisht. Dhe kjo nuk është një klishe.
Në karrierë, jo në moment. Madhështia e një trajneri është në rezultate, jo në filozofi. Dhe në njerëzim, jo në egocentrizëm. Në guxim, jo në mbrojtje të vetvetes, në të qenit në gjendje të flejë mirë gjatë natës, sepse ai e di se ka qenë gjithmonë i pavarur dhe i drejtë. Futbolli është në duart e shumë fenomeneve të paaftë. Nuk e kam parë më Romën në TV, që pas shkarkimit tim”.
Fenerbahçe: “Tani kemi një pushim (deri në 5 janar) por nuk jam i kënaqur me situatën tonë. Do të varet nga lojtarët nëse ata arrijnë të ndryshojnë. Në realitet do të kisha preferuar që të mos kishte pushim, edhe pse është e rëndësishme të pushojnë. Është e vështirë.
Lojtarët kanë qenë këtu për një kohë të gjatë dhe ata duhet të përshtaten. Të rinjtë duhet të përshtaten me këtë situatë. Klubi ynë u ofron lojtarëve kushtet më të mira, e di cilësinë time, e di cilësinë e ekipit tonë, gjatë stërvitjeve ne japim më të mirën për lojtarët tanë”, – përfundoi Murinjo.