Murinjo ka gjetur rastin dhe ka sulmuar menjëherë Klopin. Pas humbjes ndaj Barcelonës, ish-tekniku i Junajtid, ka pasur disa rezerva për punën e Jurgen Klop te Liverpuli.
“Do të doja të shkoja në një klub dhe të jem në gjendje të bëj atë që bëri Klopi dhe Guardiola. Po të shikoni, ekipin që filloi takimin, më thoni sa futbollistë ishin aty përpara se ai të vinte? Guardiola nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit që gjeti Siti dhe në të njëjtë verë bleu katër të rinj që i pëlqente. Bleu edhe portierin Bravo, por nuk ishte i kënaqur dhe sezonin tjetër mori Edersonin”, e nis fjalën e tij portugezi.
“Edhe pse Kopi nuk ka fituar asgjë për 3 vite e gjysmë ai ka ende besimin e klubit dhe kushtet për të vazhduar. Këtë sezon ka mundësi të fitoj diçka të madhe. Përpara se të vendos për klubin e ri, nuk do të firmos pa ditur çfarë dëshiron dhe çfarë ofron”, përfundoi Murinjo, duke theksuar se të 2 trajnerët kanë marrë çfarë lojtari kanë dashur në klubet e tyre, gjë që atij nuk ia ofroi Junajtid.





