Hoze Murinjo është duke mbushur një vit si i papunë prej momentit kur u shkarkua nga Mançester Junajtid për rezultate të dobëta. Tekniku luzitan nuk e ka mohuar për asnjë moment se dëshiron të rikthehet në detyrë. Për Murinjon ofertat nuk kanë munguar asnjëherë, megjithatë duket se portugezi preferon të qëndrojë në Premier League.

Sipas mediave, 56-vjeçari po pret një ofertë nga Arsenali, ndërsa është i tunduar për të fituar trofe me topçinjtë. Ndoshta, Murinjo mund të ishte ilaçi i duhur edhe për Granit Xhakën, i cili po kalon marrëdhënie të këqija me tifozët e klubit londinez.Pa përmendur më pas Mustafin, i cili gjithashtu nga tifozeria konsiderohet si një nga futbollistët fajtorë për gjendjen ku është klubi. Mbetet për t’u parë ecuria e Arsenal, megjithatë e sigurt është se tekniku Uani Emeri nuk ka shumë kohë dhe Murinjo është pas porte.