Që marrëdhënia mes Murinjos dhe Pogbasë nuk është e mirë, kjo ka kohë që dihet. Por, pas ndeshjes me Sauthemptonin, e përfunduar në barazim 2-2, raporti mes tyre mund të ketë prekur fundin historik.

Sipas shtypit ishullor, pas ndeshjes, trajneri portugez e ka akuzuar mesfushorin francez për mosimpenjimin e tij në fushë përpara gjithë skuadrës, duke përdorur fjalë shumë të rënda:

“Ti je një virus, nuk luan futboll. Nuk respekton atë që zbret në fushë dhe tifozët. Në këtë mënyrë vret mentalitetin e njerëzve të mirë dhe të ndershëm që ke pranë”. Pogba humbi gjysmën e dueleve kundër Sauthemptonit (15-30), humbi 8 topa dhe ishte më pak se 85 për qind i saktë në pasime. 55-vjeçari zgjodhi fjalë pozitive për karakterin vetëm për Rashfordin:

“Markus ishte si një qen i tërbuar. Nuk dua të fyej qentë me këtë rast. Kam respekt për ta, sepse shumë prej tyre janë më të mirë se disa njerëz”.