Mallorca ka një mundësi të shkëlqyer për të shkruar një faqe të re në librat e historisë së klubit në finalen e Copa del Rey.
Të shtunën, piratët do të përballen me Athletic Club në stadiumin La Kartuha, La Cartuja në Sevilla.
Një nga armët e mëdha të Mallorca është në stol, Javier Aguirre dhe Vedat Muriqi në sulm.
Ndërkombëtari shqiptar insiston se Athletic është favorite, por ai beson te suksesi.
“Athletic është favorit. Ata kanë më shumë përvojë edhe pse nuk e kanë fituar kupën prej 40 vitesh. Të gjithë e dimë se si luan kundërshtari. Ne do të ndjekim linjën tonë, e cila është ajo që na jep rezultat. Finalja nuk luhet, finalja fitohet. Shpresoj ta tregojmë në fushë se mund ta fitojmë.
Nëse shënoj golin e fitores, mund të kaloj dy vjet pa shënuar asnjë gol dhe nuk ka rëndësi për mua. Jam gati të nënshkruaja tani. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të fitojnë një finale. Fizikisht, ne nuk po bëjmë asgjë të veçantë, por mendërisht. Unë kam përvojë dhe e di si duhet ta përballoj. Do ta përballoj si një ditë normale”, tha Muriqi në intervistën për programin El Larguero.
Më pas Muriqi shikoi përtej shfaqjes së të shtunës, në fundjavën që pason, kur skuadra e tij do të pres Real Madridin.
“T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë do të ishte bukur sinqerisht”, tha ish-sulmuesi i Teutës, i cili ka zënë vend në zemrat e tifozëve të Mallorca-s.
“Që nga momenti kur arritëm në finale, njerëzit janë të çmendur. Të gjithë këtë javë më kanë inkurajuar. Të gjithë lojtarët kanë atë ndjenjën e mbështetjes që kemi nga ishulli. Shpresoj se mund të fitojmë Kupën për ta”.
I pyetur nëse e ardhmja e tij është te Mallorca edhe pse cilësitë e tij mund të përshtaten në Premier League, Muriqi theksoi se nëse klubi do t’i ofronte një kontratë të re dy-vjeçare do ta rinovonte menjëherë.





