Eddie Murphy për herë të parë vjen në një fotografi me dhjetë fëmijët e tij bashkë.
Aktori i njohur amerikan, Eddie Murphy këtë vit është bërë baba për herë të dhjetë.
Ai ka marrë djalin e tij që sapo ka ardhur në jetë, dhe bashkë me nëntë fëmijët e tjerë kanë pozuar të gjithë bashkë për një fotografi ku shihen shumë të lumtur, përcjell Gazeta Express.
Është vajza më e madhe e Murphy-t, 29-vjeçarja Bria e cila ka ndarë foton që është bërë gjatë festimit të Krishtlindjeve.
Komediani në këtë foto duket duke qeshur shumë i lumtur në mesin e tyre.
Në foto është edhe e fejuara e Murphyt, me të cilën ka dy fëmijë e gjithashtu edhe nënat e tyre.
Kjo është hera e parë që Eddie është fotogafuar me të gjithë fëmijët e tij në të njëjtën foto.





