Grupi parlamentar demokrat depoziton në Gjykatën Kushtetuese kallëzim ndaj ndryshimeve në Kodin Penal. Vetë kreu i këtij grupi ishte sot në Gjykatë për të dorëzuar dosjen.
Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Muslim Murrizi çon në Gjykatë Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të ardhura në seancën e 16 prillit.
“Procedura e miratimit të ndryshimit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutës. U habita si e dekretoi “mbrojtjësi i Kushtetutës”, nuk po i them gardiani atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi”.
Murrizi tha se do i vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese të gjitha dokumentet.
“Tjetër variant Kodi votuan deputetët dhe tjetër u shpall. Kam vënë në dispozicion dhe kasetën filmike me pamjet sa deputetë kanë qenë në sallë dhe procedurën. Me këtë rast shqiptarët do të provojnë virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese sa e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës”.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në seancën e 16 prillit.





