Përfaqësuesi i grupit demokrat parlamentar Myslim Murrizi, i cili ishte i pranishëm në takimin e sotëm me kryeministrin Rama dhe Taulant Ballën, u shpreh se grupi demokrat që ai përfaqëson nuk do ta votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai theksoi se në marrëveshjen e sotme me mazhorancën ka lënë shënim se është kundër pikës 1, ku theksohet se më 23 korrik do të votohet në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit.

Edhe deputeti Ralf Gjoni u shpreh se ai do të votojë kundër marrëveshjes së 5 qershorit.