Spanjë, 3 maj 2014 – Mateo Pablo Musacchio, i datëlindjes 26 gusht 1990, aktualisht një nga qëndërmbrojtësit e Vilareal në “LaLiga” është një nga futbollistët më në zë në Europë për rolin e tij. I aktivizuar prej disa vitesh me Villareal, futbollisti ndodhet në prag të skadencës së kontratës së tij dhe aktualisht është duke kërkuar një ekip të ri. Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë më një futbollist kualitativ dhe të sponsorizuar fort për të ardhmen e tij, kërkesat rreth kartonit të tij janë pa dyshim të rreshtuara në një listë të gjatë.
Një ndër pretendentet kryesore për mbrojtësin italo-argjentinas është edhe Lacio. Sipas lazionews24.com vetë drejtori sportiv Igli Tare ka patur kontaktet e para me futbollistin për ta bindur atë që sezonin e ardhshëm të zgjedhë ekipin italian. Oferta për futbollistin ka shkuar në stafin e tij manaxherial tani i takon atij të vendosë për të ardhmen e vet.
Por ajo që të habit më shumë është një fakt paksa i çuditshëm dhe i pa dëgjuar më parë. Matteo Pablo Musacchio është italo – argjentinas, por origjina e tij është shqiptare, më saktë arbëreshe. Stërgjyshërit e futbollistit ishin arbëreshë dhe si historia na ka mësuar gjatë pushtimit osman, u larguan drejt Italisë.
Ndoshta në pamje të parë mbiemri apo emri i futbollistit nuk të sjellin asgjë ndër mend që mund të lidhet si me arbëreshët si me Shqipërinë por mbiemri i tij është në një lloj forme i “italianizuar” dhe sipas informacioneve të mbledhura Musacchio, është versioni italian i mbiemrit që ka mbajtur një nga familjet më të famshme dhe me traditë shqiptare asaj Muzaka.
agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





